Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja e gjyqtarit/ Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli lë në burg Gjon Shkambin
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesae tij është rrëzuar dhe ai do vijojë të mbetet në qeli. Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi, i cili zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie. Ndërkohë vetë nipi i tij, 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim...