“Poker” ndaj Wolverhampton, Man.United shfaq “shenja jete”, Amorim: Duhet të arrijmë 20 fitore radhazi

“Poker” ndaj Wolverhampton, Man.United shfaq “shenja jete”, Amorim: Duhet të arrijmë 20 fitore radhazi

Man.United vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, por suksesit me “poker” golash ndaj Wolverhampton i jep pak frymëmarrje, i afron “djajtë e kuq” me “zonën euro”. Ekipi i Amorim gjeti golin e avantazhit në minutën e 25-të, ku një gafe në mbrojtjes e “ujqërve” i dha mundësinë Bruno Fernandes të shënonte golin e parë. Vendasit iu kundërpërgjigjen në fundin e pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë, Man.United mori totalisht kontrollin e lojës dhe në minutën e 51-të, Mbeumo u shërbye saktë nga Dalot duke rikthyer edhe një herë “djajtë e kuq” në avantazh. Stafetën më pas e mori Bruno Fernandes, me kapitenin që dhuroi një super asist për Mount, me këtë të fundit që fluturimthi brenda në zonë dërgoi...