67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

Raporti i fundit i organizatës Reporterët pa Kufij (RSF) i publikuar këtë të martë, më 9 dhjetor, tregon një bilanc alarmant: 67 gazetarë janë vrarë gjatë vitit të fundit, shumica prej tyre të shënjestruar nga forcat e armatosura, grupet paramilitare dhe rrjetet kriminale. Të paktën 53 nga 67 profesionistët e medias të vrarë gjatë vitit të kaluar janë viktima të luftës ose rrjeteve kriminale. Në raportin vjetor të publikuar nga grupi për lirinë e medias me seli në Paris, thuhet se Gaza është zona më e rrezikshme, ku 43% e gazetarëve të vrarë u ekzekutuan nga ushtria izraelite. Që nga tetori 2023, mbi 220 gazetarë janë vrarë në këtë konflikt. Kjo i ka bërë forcat izraelite “armikun më të keq të gazetarëve“, tha RSF në raportin e...