Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Gjon Shkambi, duke e lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, u arrestua pas vrasjes se gjyqtarit Astrit Kalaj ne Gjykatën e Apelit në kryeqytet. Sipas vendimit të Apelit, Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk do të lirohet pasi gjykata, pas shqyrtimit të arsyetimeve të tij dhe provave në dosje, e ka konsideruar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe prova”. Shkambi mbetet në burg si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme veprimet e nipit të tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.