Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Një 57-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën në banesën e saj pak ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet për vlerësim. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.