“Hiqe, shkarkoje, vëre…lojëra”/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon…

“Hiqe, shkarkoje, vëre…lojëra”/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon…

E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Alba Kepi komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj disa figurave të njohura të politikës dhe qeverisjes shqiptare, duke bërë krahasime me praktikat e institucioneve europiane. Kepi deklaroi se, sipas saj, Erion Veliaj duhej të ishte “vënë para përgjegjësisë”, ndërsa bashkia e Tiranës “duhej të ishte shkarkuar totalisht”, për shkak të asaj që ajo e quajti “influenca e krimit të organizuar”. Ajo shtoi se Veliaj ka ndërtuar karrierën politike “te fasada”, duke përmendur praktika të tilla si ndriçimet, dekorimet dhe aktivitetet publike. Gazetarja solli vëmendjen te çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën po zhvillohen hetime në GJKKO. “Si është e mundur që numri dy i shtetit shqiptar të jetë nën hetim dhe të mos...