Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie
Një turist në Kinë ka shpëtuar për mrekulli pasi ra nga një shkëmb rreth 40 metra i lartë ndërsa po përpiqej të bënte një selfie në parkun malor Huaying, në qytetin Guang’an. Sipas një videoje të regjistruar nga një dëshmitar okular, turisti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në humnerë. Megjithëse përjetoi një tronditje të madhe dhe rrezik serioz për jetën, ai arriti të mbijetojë. Më vonë, në një postim në rrjetet sociale, ai tha se ndiente sikur “e kishin ndihmuar perënditë e malit”. “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe u rrokullisa për rreth 15 metra. Kur gurët u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme që jam gjallë”, shkroi ai. 🚨🇨🇳 Meanwhile in China Tourist falls...