Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Prezantohej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, merr fund mashtrimi i 23-vjeçarit në kryeqytet, sekuestrohen paratë
Një 23-vjeçar në kryeqytet është vënë në pranga, pasi shtirej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të përfituar para. “Arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet...