VIDEO/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon mungesë serioziteti

VIDEO/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon mungesë serioziteti

E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, gazetarja Alba Kepi komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj disa figurave të njohura të politikës dhe qeverisjes shqiptare, duke bërë krahasime me praktikat e institucioneve europiane. Kepi u shpreh se në vend mungon reagimi i menjëhershëm institucional, duke përmendur rastet e Francesco Becchettit, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Ajo deklaroi se “në Shqipëri shteti është garant për korrupsionin”, ndërsa në vendet e BE-së procedurat e shkarkimit nga funksionet dhe heqja e imunitetit ndodhin brenda pak orësh, para veprimeve të organeve hetimore. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Komisionin Europian, Kepi solli si shembull rastin e Federica Mogherinit dhe bashkëpunëtorëve të saj, për të cilët u pezullua imuniteti diplomatik brenda disa...