“Balluku”/ Shoqata e gjyqtarëve-Ramës: Po i bën presion drejtësisë, nuk është qëllimi ynë t’i pëlqejmë publikut, por të zbatojmë ligjin

“Balluku”/ Shoqata e gjyqtarëve-Ramës: Po i bën presion drejtësisë, nuk është qëllimi ynë t’i pëlqejmë publikut, por të zbatojmë ligjin

edi rama dhe belinda balluku TIRANË- Shoqata e gjyqtarëve ka dënuar sulmet e kryeministrit Edi Rama, në drejtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që kanë vendosur pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin për mediat të shoqatës së gjyqtarëve, thuhet se qëndrimi i Ramës është një presion ndaj drejtësisë, dhe një ndërhyrje në sistem, në një kohë që çështja është ende duke u trajtuar nga gjykatat. Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. DEKLARATA E PLOTË Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik...