Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
21 Janari, thirret në SPAK edhe Bamir Topi, çfarë ka deklaruar për Berishën e Bashën
bamir topi ne spak TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet të dëshmojë për 21 Janarin. Ish-presidenti Bamir Topi, pak ditë më parë kujtoi ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën. Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar "horr bulevardi". Hetimet për 21 Janarin janë marrë tashmë në dorë nga Prokuroria e Posaçme, ku janë thirrur për të dëshmuar dhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha....