Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për çështjen gjyqësore të zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga detyra. Shoqata i ka cilësuar veprimet dhe komentet publike të Ramës si presion ndaj drejtësisë, ndërsa shton se deklaratat e tij dëmtojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mund të krijojnë një klimë të pasigurisë dhe mosbesimit ndaj sistemit të drejtësisë. “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”,- thuhet ndër të tjera në reagim. Reagimi: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të...