Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Krahu i djathtë i Ballukut, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit
Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH-së, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte. Vartësi i besuar Belinda Ballukut akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar seancën e kaluar kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marrë nga celularët e tij, të sekuestruar gjatë hetimit. Përmes avokatëve, ish-zyrtari i lartë Berberi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, pretendoi se celularët e tij janë sekuestruar vetëm mbi bazën e urdhrit të prokurorit dhe jo me vendim të gjykatës, çka sipas tij përbën shkak për pavlefshmëri...