Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ramos përfundon aventurën meksikane, por nuk ka ndërmend të “pensionohet”
9 Dhjetor 2025 9:20 Alfred Lleshi Aventura e Sergio Ramos me Rayados të Monterrey është zyrtarisht e mbyllur. Këtë e konfirmoi presidenti i klubit, José Antonio “Tato” Noriega, pas eliminimit në gjysmëfinale të “Apertura 2025”. 39-vjeçari, ish-lojtar i Real Madridit, i cili kishte mbërritur në Liga MX më pak se një vit më parë, nuk do të jetë pjesë e projektit për “Clausura 2026”. “Ne e pamë që prej kohësh se nuk kishte mundësi për të vazhduar. Na surprizoi që Sergio e njoftoi divorcin menjëherë pas ndeshjes, por ishte e drejtë e tij”, – tha Noriega. Ramos kishte dhënë sinjale largimi në një intervistë për TUDN pas humbjes me Toluca, ku shënoi golin e tij të fundit me Rayados nga penalltia. Që nga shkurti 2025,...