Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë
9 Dhjetor 2025 9:25 Alfred Lleshi Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, foli për situatën e Luis Díaz, i cili është me pushime, pasi u pezullua për dy ndeshje të Champions League, mbas ndërhyrjes ndaj Hakimi. Kompany theksoi: “Luis i ka luajtur të gjitha ndeshjet për ne dhe kombëtaren. Ka udhëtuar shumë, ka luajtur shumë në Angli dhe nuk ishte kurrë i lirë për Krishtlindje. Është e arsyeshme që të marrë disa ditë pushimi dhe të rikuperojë”. Belgu shtoi se Díaz do të kthehet në formë të plotë mendore dhe do të vazhdojë aty ku e la: “Do të kthehet për ndeshjen kundër Union SG më 21 janar. Disa ditë pushimi nuk do të thonë pushim total, pasi lojtarët kanë programe individuale dhe vazhdojnë të punojnë...