Vrasjet e 21 Janarit, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

Vrasjet e 21 Janarit, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë (9 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Topi do të pyetet për çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues mbetën të vrarë gjatë protestës në 2011-ës, periudhë në të cilën ai mbante detyrën e Presidentit të vendit. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar në SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit, pas thirrjes së tij dy herë nga kjo prokurori për t’a pyetur atë si person në dijeni. Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit. Në vitin...