Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë

Harry Kane “zbret nga froni” Gerd Muller, vendos rekordin e tij të ri në Bundesligë

9 Dhjetor 2025 9:54 Alfred Lleshi Harry Kane shënoi një tjetër “hat-trick” për Bayern Munich në fitoren 5-0 ndaj Stuttgart, në Bundesligë. Ky ishte “hat-trick” i 10-të i Kane në Bundesligë, që nga mbërritja e tij te bavarezët më 2023. Ai e arriti këtë shifër në vetëm 76 ndeshje, pra ka mesatarisht një “hat-trick” çdo 7.5 ndeshje. Kane theu kësisoji rekordin e mëparshëm të Gerd Muller, i cili arriti 10 “hat-trick” në 161 ndeshje. Për krahasim, Mario Gomez e realizoi këtë në 187 ndeshje, ndërsa Robert Lewandowski arriti 10 “hat-trick” në 324 ndeshje të Bundesligës. Performanca e Kane tregon efikasitet jashtëzakonisht të lartë, duke e vendosur atë menjëherë mes legjendave më të mëdha të Bundesligës dhe konfirmuar si një nga sulmuesit më të frikshëm të...