Si u krijua fotografia digjitale?! Historia e inxhinierit që ndryshoi botën në vitin 1975

Si u krijua fotografia digjitale?! Historia e inxhinierit që ndryshoi botën në vitin 1975

Në dhjetor të vitit 1975, një inxhinier i ri në kompaninë amerikane Eastman Kodak realizoi fotografinë e parë në botë me një kamerë digjitale dore, një moment që do të ndryshonte përgjithmonë industrinë e imazhit. Steve Sasson iu bashkua Kodak në vitin 1973, në kohën kur kompania ishte gjiganti global i fotografisë me film. Në atë periudhë, çdo fazë e procesit, nga filmi dhe kimikatet te letër-fotografitë kontrollohej nga vetë Kodak. Por Sasson, një inxhinier elektrik, nuk ishte i entuziazmuar nga procesi i gjatë i zhvillimit të filmit. I frymëzuar nga teknologjitë futuriste të “Star Trek”, ai nisi të pyeste veten: Po sikur fotografia të bëhej e gjitha elektronikisht, pa film dhe pa kimikate? Teknologjia që do të mundësonte kamerën digjitale ekzistonte: sensori CCD, një qark i...