Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar sot pas deklaratave publike dhe ankimimit të paraqitur nga Kryeministri Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme. Në deklaratën e bërë publike, Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën për mënyrën e komunikimit publik të Kryeministrit mbi një çështje që, siç thekson, “është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor dhe aktualisht po shqyrtohet si nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe nga gjykatat e posaçme”. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës...