E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Ky është moment historik, o vendoset drejtësia, o…

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Ky është moment historik, o vendoset drejtësia, o…

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie. Ai deklaroi se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës. “Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj...