Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar. Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Joni Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni. Me votimin e sotëm, KLP pritet të finalizojë procesin e përzgjedhjes së drejtuesit...