Trafik droge në ambientet e lokalit, arrestohet pronari 32-vjeçar (EMRI)

Trafik droge në ambientet e lokalit, arrestohet pronari 32-vjeçar (EMRI)

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari Klemjan Perndreu. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOË”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan. Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në...