Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit
Me leje për fushatë/ Skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai. Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi. Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai e përshkruan punën e...