U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij, pranga 32-vjeçarit në Vaun e Dejës

U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij, pranga 32-vjeçarit në Vaun e Dejës

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi shiste kanabis në lokalin e tij në Vaun e Dejës. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan. Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza. Materialet procedurale...