Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari në fshtin Kapedan
Në Vaun e Dejës policia njofton se ka finalizuar operacionin policor te koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. "Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan. Gjatë kontrollit në lokalin e këtij...