Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vdes në rrethana të mistershme nipi i Nehat Kullës, u hodh nga ura 160 metra e lartë
ura ku eshte hedhur klodian kulla KLOS- Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”, në zonën e Klosit. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës. “Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia....