Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Na kanë rrethuar, lutu për ne”, zbardhet dëshmia e vëllait të Erzen Ukës, dy të arrestuarit refuzojnë deklarimin para hetuesve
julian cumraku dhe erzen uka TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur rreth dy javë më parë në Pukë, ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u ngujuan për orë me radhë në një banesë, dhe refuzuan që t’i dorëzoheshin policisë. “…Nuk i dorëzohemi policisë të gjallë, i dorëzohemi vetëm Allahut të vdekur...Allahu Ekber…”, kanë qenë fjalët që Julian Cumraku i ka pohuar punonjësve të policisë së Pukës, sapo ka konstatuar se banesa e tyre në fshatin Orosh ishte rrethur nga forca të shumta policie.Pavarësisht bindjes së tyre për të mos u dorëzuar dhe luftuar me forcat RENEA, mbërritja në vendgjarje e Besnik Ukës, vëllait të Erzen Ukës, ka sjellë zbutjen e reagimit të tyre, duke çuar në daljen nga banesa...