Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Statistikat e BSH: Depozitimet e parave në ATM janë dyfishuar këtë vit
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, përdoruesit e sektorit bankar kryen rreth 663 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë 9-mujorin 2025 numri total i depozitimeve ka arritur në 1.47 milionë. Shifrat e 9-mujorit tregojnë gjithashtu rritje me përmasa të mëdha dhe numri i depozitimeve është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e transaksioneve është në nivele të ngjashme edhe në vlerë. Në fund të 9-mujorit, depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 70.7 miliardë lekëve, 94% më shumë krahasuar me një vit më parë. Numri dhe vlera e transaksioneve të...