Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ju pres çdo ditë”/ Qëndroi 12 orë rezistent para Kryeministrisë, Lapaj thirrje qytetarëve: Rama duhet ndalur…
Pas 12 orësh protestë përpara kryeministrisë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit, ai iu kërkoi qytetarëve, sidomos të rinjve, që t’i bashkohen çdo ditë para institucionit të kryeministrisë. “Kaloj nata e parë, jam te kryeministria, protesta vazhdon. Në orën 5 pasdite sot e çdo ditë do të mblidhemi këtu. Uroj të jemi dhe të shtohemi sa më shumë që të qëndrojmë konstant. Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor. Studentët që Rama i gënjeu pak vite më parë duhet të reagojnë përballë tij, siç reagojnë të rinjtë në çdo vend. Ata që u ka shkaktuar dëme me mënyrën e qeverisjes së tij duhet të dalin për veten...