Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat në Mat, përgjatë Rrugës së Arbrit, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia rreth 150 metra. Sipas burimeve paraprake, viktima, i cili dyshohet të jetë nipi i Nehat Kullës, ka ndaluar automjetin e tij në mes të urës, ka dalë prej tij dhe është ngjitur mbi mbrojtëset anësore. Vetëm pak çaste më vonë ai është hedhur, pa lënë asnjë shenjë që mund të tregonte motivet e veprimit ekstrem. Policia dhe shërbimet e emergjencës u njoftuan, ndërsa ekipet kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës dhe vijojnë prej mëngjesit për gjetjen e trupit. Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe e urës po e vështirësojnë...