SHBA dëbon një grup të dytë iranianësh, mes tyre të konvertuar dhe persona LGBT

SHBA dëbon një grup të dytë iranianësh, mes tyre të konvertuar dhe persona LGBT

Administrata e SHBA-ve ka dëbuar një tjetër grup shtetasish iranianë, kanë konfirmuar autoritetet në Teheran, ndërsa politikat e ashpra të emigracionit nën presidencën e Donald Trump vijojnë të shtrëngohen. Sipas raportimeve, më shumë se 50 iranianë u larguan të dielën nga Mesa, Arizona, me një avion charter që bëri ndalesa në Kajro dhe Kuvajt përpara se të mbërrinte në Iran. Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se grupi ka mbërritur në vend, ndërsa autoritetet amerikane të emigracionit thanë se nuk mund të “konfirmojnë ose mohojnë” ekzistencën e fluturimit për arsye sigurie. Ky është fluturimi i dytë i dëbimeve brenda pak muajsh. I pari u krye në fund të shtatorit, në një akt të rrallë bashkëpunimi mes dy vendeve që prej vitesh ndodhen në përplasje të vazhdueshme...