Valdano, i prerë për krizën e Real Madridit: Xabi Alonso është i aftë, ata që nuk vrapojnë janë lojtarët

Valdano, i prerë për krizën e Real Madridit: Xabi Alonso është i aftë, ata që nuk vrapojnë janë lojtarët

9 Dhjetor 2025 8:43 Alfred Lleshi Jorge Valdano ka analizuar problemet e Real Madridit, duke theksuar se disa prej tyre janë “kronike”, sidomos vështirësia për të bërë presion, e lidhur “drejtpërdrejt me gjendjen shpirtërore dhe stimulimin”. Ai theksoi se “kundër Celta, skuadra mbeti me 10 lojtarë dhe vetëm atëherë gjeti një agresivitet që nuk e kishte treguar për një orë të tërë”. “Presioni është thelbësor, sepse e mban ekipin të lidhur, të përqendruar dhe pa apati”, – nënvizoi Valdano. Ai shtoi se presioni duhet të jetë i vërtetë: “Siç thoshte Menotti: Nuk është çështje të shkosh e të lëshosh. Është çështje të shkosh dhe të kafshosh”. Sipas tij, vështirësitë nisin nga sulmi: “Dy sulmuesit e mëdhenj të Realit janë shumë vendimtarë, por e kanë të...