Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Amorim: Jemi përmirësuar, po krijojmë dhe shënojmë më shumë se vitin e kaluar
9 Dhjetor 2025 8:51 Telesport Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-1 që “djajtë e kuq” arritën ndaj Wolves jashtë fushe. Një fitore që afron United me Europën, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në Premier League. “Shënuam katër gola, por patëm më shumë gjuajtje në portën kundërshtare. Nuk mund ta bëj këtë lidhje me të qenit më cinikë para portë. Mund të them vetëm se jemi përmirësuar shumë”, tha Amorim. “Nëse krahasoni sezonin e kaluar dhe këtë sezon, po krijojmë shumë më tepër raste dhe po shënojmë më shumë gola. Madje kemi më shumë situata reale rreziku në gjysmëfushën kundërshtare. Jam vërtet i kënaqur me këtë”, shtoi portugezi. “Bëhet fjalë për krijimin e sa më shumë rasteve...