Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Projektohet shkëmbim i bujshëm sulmuesish në janar mes Milanit dhe Barçës
Me afrimin e merkatos së janarit, nga Italia vjen një lajm i bujshëm: shkëmbim i mundshëm mes Milanit dhe Barcelonës, Christopher Nkunku për Robert Leëwandowski. Sipas “Calciomercato”, klubi kuqezi po mendon për sulmuesin polak jo si lojtar të lirë në verën 2026, por për ta marrë që në janar ofron francezin 28-vjeçar si kundërvlerë. Thuhet se Milani dëshiron të takohet me agjentin Pini Zahavi, përfaqësues i të dy lojtarëve, edhe i trajnerit të Barçës, Hansi Flick, ndonëse burime pranë Lewandowskit e mohojnë kategorikisht një takim të tillë. Milani, i treti në Serie A dhe tri pikë pas Napolit, e sheh Lewandowskin si përforcim kyç për titullin, në një lëvizje të ngjashme me afrimin e Luka Modrić. Polaku, dy herë “Këpuca e Artë” dhe autor i...