Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”
9 Dhjetor 2025 9:12 Alfred Lleshi Shpërthimi i protestave të lojtarëve të Real Madridit ndaj arbitrit Quintero González dhe ndihmësve të tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj ishte shumë i fortë. Kamerat televizive, siç ndodh shpesh, i fiksuan të gjitha momentet. Kamerat e “DAZN” kapën Jude Bellingham teksa i drejtohej arbitrit të katërt dhe i thoshte hapur: “Idiot i ndyrë”. Mesfushori anglez u desh të qetësohej nga shokët e skuadrës për të mos e çuar situatën më tej. Protestat nuk u ndalën me kaq. Rodrygo Goes iu drejtua arbitrit kryesor duke treguar stemën dhe bërtitur: “Duhet ta respektosh, shiko ku je”. Edhe Vinicius reagoi ashpër ndaj arbitrit kryesor dhe atij të katërt pas kartonit të kuq të Endrick: “Nxirr...