E rëndë në Mat/ 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë, nipi i… ja detajet e para

E rëndë në Mat/ 40-vjeçari hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë, nipi i… ja detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura. Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur. Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.