Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit, në Klos/ Nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit nga humnera
Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës është gjetur i pajetë në Fshatin Fshat në Klos, në rrugën e Arbrit. Ai dyshohet që të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:00. Në vendngjarje ishin të pranishme zjarrfikëset, forcat Shqiponja dhe policia e Burrelit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga humnera. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet reagimi i policisë, e cila po bën ekspertizën në Tiranë nëse ka kryer vetëvrasje apo është vrarë. Klodian Kulla ishte nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si “Gjenerali” dhe banda e tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.