Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Të paktën 30 të plagosur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.6 dhe cunamit në Japoni
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Japoninë vonë të hënën në mbrëmje (me orën lokale), duke shkaktuar valë cunami deri në 70 centimetra dhe duke plagosur të paktën 30 persona, konfirmoi sot Kryeministrja Sanae Takaichi. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), lëkundja e fortë u regjistrua në det, pranë prefekturës veriore Aomori, rreth orës 23:15, dhe mund të pasohet nga lëkundje të tjera të forta në ditët e ardhshme. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse në rast të dridhjeve të mëtejshme. Evakuime masive dhe dëme të shumta Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive urdhëroi evakuimin urgjent të 28,000 personave. Një person u raportua i plagosur rëndë në ishullin verior Hokkaido. Në Sapporo, dëshmitarët raportuan lëkundje të forta për rreth...