Momenti kur një turist në Kinë bie nga një shkëmb 40 metra i lartë teksa përpiqej të bënte një selfie

Momenti kur një turist në Kinë bie nga një shkëmb 40 metra i lartë teksa përpiqej të bënte një selfie

Një turist në Kinë ra nga një shkëmb 40 metra i lartë ndërsa përpiqej të bënte një selfie në Parkun Malor Huangying në Guang’an. Burri, siç është kapur në video nga një dëshmitar okular, humbi ekuilibrin dhe papritmas e gjeti veten në boshllëk. Për fat të mirë, pavarësisht tronditjes dhe rrezikut që kaloi, ai arriti të mbijetojë. Më vonë, ai tha në një postim në rrjetet sociale se ndjeu se “perënditë e malit e ndihmuan”. “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe rrëshqita për gati 15 metra. Kur shkëmbinjtë u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme të jesh gjallë.” 🚨🇨🇳 Meanwhile in China Tourist falls 40 Meters of a cliff – trying to take a selfie,...