Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit

Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së Assadit

Rënia e presidentit të kamotshëm sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar, u ndje në gjithë Lindjen e Mesme - por askund më shumë sesa në Iran, aleatin e tij më të ngushtë. Rënia e Assadit ishte një goditje e rëndë për Iranin, i cili e përdorte Sirinë për ta zgjeruar ndikimin e vet rajonal dhe për t’iu dërguar armë grupeve të armatosura që e luftonin Izraelin, rivalin kryesor të Teheranit. Një vit pas rrëzimit të Assadit, më 8 dhjetor 2024, Irani ende vazhdon të përballet me pasojat e disfatës së tij strategjike në Siri. Republika Islamike është përpjekur ta rikthejë ndikimin e vet në vend, por ekspertët thonë se nuk ka më rrugë kthimi për Iranin. Me rënien e Assadit, Irani e humbi të vetmen...