“Rrugëtim i ëndërrt”, ekspozimi i të gjithë hartës audiovizuale të më shumë se 270 veprave të animacionit shqiptar

“Rrugëtim i ëndërrt”, ekspozimi i të gjithë hartës audiovizuale të më shumë se 270 veprave të animacionit shqiptar

Nga Julia Vrapi “Zana dhe Miri”, njihet si filmi i parë i animuar në historinë e filmit shqiptar. Mban si datë krijimi vitin 1975 dhe dy krijuesit janë Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso, por këtë nëntor u shënua dhe 50- vjetori i filmit të animuar shqiptar. “Rrugëtim i ëndërrt” -50 vjetori i animacionit shqiptar sjell një sërë filmash të animuar, që do të shfaqen nëpër kinematë e Tiranës. Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë eventi “Rrugëtim i ëndërrt” do të celebrojë krijimtarinë 50-vjeçare të këtij zhanri kaq të bukur e të veçantë në vendin tonë, nëpërmjet një konceptimi audiovizual. Në kategorinë e “Ditë, Javë, ose Festival Filmi” pak ditë më parë nga QKK u bë me dije se nga bordi për projektet ishte miratuar dhe projekti...