Aktiviteti në kinematografi

Aktiviteti në kinematografi

Regjisori Valmir Tertini në aktivitetin e tij ka projekte të ndryshme në filma artistikë, por edhe dokumentarë, që janë mirëpritur nga publiku dhe vlerësuar nga kritika. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe si regjisor njihet për qasjen e tij të guximshme dhe hulumtuese në dokumentar.Tertini ka trajtuar tema të ndjeshme në veprat e tij të mëparshme, si martesa për dokumente në “Tradhti me Letra”, abuzimet brenda institucioneve në filmin “Vulë”, si dhe ka sjellë jetën e aktorit legjendar Bekim Fehmiu në një dokumentar të veçantë. Premiera zyrtare e filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh Bekim Fehmiu nën regjinë e Valmir Tertinit u shfaq në Tiranë në shtator 2023 dhe u përcoll me shumë interes nga të pranishmit, ku...