Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Morën lejen vjetore për fushatë’/ BIRN: Ja skema e përdorimit të administratës së shtetit për të bërë vota për partinë
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra punonjës të administratës morën lejet vjetore për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore gjatë muajve janar -prill 2025 për t’i dhënë Partisë Socialiste në pushtet avantazhin e fitores. Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë,” udhëzonte ai. Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi. Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve...