Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet këtë të martë, më 9 dhjetor, në orën 11:00 për të zhvilluar votimin final mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të SPAK-ut, i cili para gati 2 javësh propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të institucionit. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK-ut për emërimin e Joni Ketës. Më 26 nëntor, Komisioni i posaçëm i ngritur nga Prokuroria e Posaçme, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, arriti në përfundimin se Joni Keta plotësonte të gjitha kriteret profesionale dhe integritetit për drejtimin e BKH-së, duke e vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm...