Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Anglezët sulm Mohamad Salahut: Po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpuli
Adriatik BALLA Mohamed Salah tha të shtunën se ndien që është “hedhur nën autobus” nga Liverpuli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është prishur. Uejn Runi beson se trajneri Slot tani duhet ta tregojë autoritetin e tij dhe të mos e përfshijë Salahun në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, apo në ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Brightonit. “Slot duhet të dëshmojë autoritetin e tij, ta largojë atë dhe t’i thotë ‘nuk udhëton me ekip, pasi ajo që ke thënë është e papranueshme”, tha Runi për episodin e fundit të podkastit të tij. “Shko në Kupën Afrikane dhe le të qetësohet çdo gjë. Po të isha unë atje, nuk do të kishte mundësi që ai të...