Elbasani fiton duelin e kreut me Vllazninë, Egnatia ngjitet e dyta, Dinamo e treta

Elbasani fiton duelin e kreut me Vllazninë, Egnatia ngjitet e dyta, Dinamo e treta

Adriatik BALLA Java e 15-të e Kategorisë Superiore, quajtur edhe “Abissnet Superiore”, mbylli dje ndeshjet e saj, ku pati rezultate interesante por edhe të papritura të shumta. Në tërësi fituan skuadrat e mëdha dhe të kreut, duke dominuar skenën futbollistike në garë por njëherësh pati edhe derbi që i dhanë Partizanit të drejtën të ikë nga fundi e të afrohet me grupin e “Final Four”, pasi të dielën të kuqtë mposhtën rivalen e tyre historike, Tiranën, me rezultatin 2-0. Ndërkohë, dje u luajtën tre ndeshje, ku e para në radhë ishte ajo mes Egnatias dhe Vorës, fituar nga rrogozhinasit 2-0 dhe që me trepikëshin e djeshëm arrijnë të forcojnë pozitat e tyre në grupin kryesues. Ndeshje mjaft e vështirë dje ishte ajo mes Elbasanit dhe...