Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi dy lojtarët kuqezi më në formë në këtë fundviti
Adriatik BALLA Futbollistët e Kombëtares tonë, që luajnë në Europë dhe më gjerë, kanë mbyllur një tjetër javë pozitive me klubet e tyre, duke vazhduar të jenë protagonistë me gola dhe asiste. Arbër Hoxha gjeti sërish rrugën e rrjetës me Dinamo Zagreb në ndeshjen ndaj Hajduk Split. Futbollisti kuqezi shënoi në minutat e fundit, duke barazuar rezultatin 1-1. Një pikë e vlefshme për Dinamo Zagreb, që kryeson kampionatin me 32 pikë, një më shumë se Hajduk Split. Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren kundër Goztepe, ndërsa Trabzonspor renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Gallatasarai i vendit të parë. Në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka...