Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. Top Channel