Kretë/ Përplasjet e fermerëve grek me policinë nxisin reagim të fortë nga qeveria. Priten arrestime

Kretë/ Përplasjet e fermerëve grek me policinë nxisin reagim të fortë nga qeveria. Priten arrestime

Përplasjet e një dite më parë në Kretë, ku u plagosën tetë efektivë policie dhe u bllokuan aeroportet e Heraklionit dhe Hanias nga fermerë dhe blegtorë protestues, janë konsideruar nga qeveria greke si një “vijë e kuqe”. Sipas burimeve nga Athina, incidentet dhanë imazhin e një tërheqjeje të organizuar të shtetit, duke detyruar autoritetet të reagojnë menjëherë. Që pasditen e djeshme, në Zyrën e Kryeministrit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit nisën procedurat për identifikimin e personave që udhëhoqën tensionet. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet të lëshohen urdhër-arrestet e para, në bazë të një sërë nenesh të Kodit Penal. Midis të dyshuarve, sipas informacioneve, ka persona me të shkuar kriminale në çështje droge, armëmbajtje, shpërthime, zhvatje dhe vjedhje bagëtish. Qeveria ka bërë të...