Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rabiot: Goli? Ndonjëherë duhet një lëvizje që ta ndryshojë ndeshjen…
9 Dhjetor 2025 7:05 Alfred Lleshi Në golin e tij të parë me fanellën kuqezi, Adrien Rabiot ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Milanit me përmbysje ndaj Torinos. “Hymë keq në ndeshje, – shpjegoi ai. – Në pjesën e dytë të pjesës së parë bëmë shumë mirë dhe në pushim i thamë njëri-tjetrit të ishim më agresivë. Ndryshimi i ritmit u pa menjëherë. Hyrja e Pulisic na bëri shumë mirë. Këto ndeshje tregojnë se nga ana e mentalitetit jemi aty, por edhe se duhet të hyjmë më mirë në lojë. Jo gjithmonë mund të fitosh 3-2 pasi ke qenë në disavantazh 2-0. Gjithsesi, jam i kënaqur me skuadrën sot”. Për golin e tij shtoi: “Na duhej kjo. Ndonjëherë duhet një veprim që e...